Paisjet digjitale shkaktojnë humbje të shikimit

Ditët e sotme, me zhvillimin e teknologjisë, koha që shpenzojmë para pajisjeve digjitale është rritur konsiderueshëm. Studimet tregojnë se 60% e njerëzve shpenzojnë më shumë se 6 orë në ditë para paisjeve teknologjike (tv, kompjutera, telefona dhe tableta). Më shumë se 40% e të rriturve janë të punësuar në vende të tilla pune që i detyrojnë të qëndrojnë para paisjeve digjiitale për një kohë të gjatë, ndërsa 74% e adoleshentëve të grupmoshës 12-17 vjeç kanë akses të pakufizuar në internet.
Përveç kësaj, “sëmundja sociale’’ e përdorimit të pajisjeve teknologjike është e pranishme edhe para se të flemë gjumë. Të shumta janë rastet që mund të përmendim kur na ka zënë gjumi përpara një ekrani digjital. Gjithë problematika qëndron në driten blu, e cila konsiderohet e dëmshme për shëndetin.

 

Cfarë është drita blu dhe si ndikon në shikim?

Drita blu është një ngjyrë në spektrin e ngjyrës së dukshme që mund të shihet nga syri i njeriut. Drita blu ka një gjatësi vale ndërmjet 380nm dhe 500nm, duke e berë atë më të shkurtrën ndër valet me energji të lartë.

Sipas një publikimi të Harvardit për shëndetin në maj 2012, drita blu në momentin që është natyrale, pra kur ka si burim diellin është e dobishme gjatë orëve të ditës, sepse nxit vëmendjen dhe na bën më të fokusuar. Drita blu është gjithashtu, përgjegjëse për rregullimin e gjumit, ciklin e zgjimit, si dhe kujtesën, pra ndikon pjesërisht në homeostazën e trupit.

Megjithatë, shkurtësia e gjatësisë së valëve të tyre i bën ato të dridhen më shpesh sesa format e tjera të dritës dhe kjo dridhje ndikon në mprehtësinë dhe qartësinë e shikimit. Efektet më të dukshme afatshkurtra përfshijnë tensionin dhe lodhjen.

Sipas Kryetarit të Optometrisë, Innovation, VSP Global, lodhja dhe tendosja vijnë për shkak se kur jemi të përqëndruar përpara një ekrani, ritmet e pulitjeve të syve pësojnë rënie të konsiderueshme dhe sytë nuk qëndrojnë të lubrifikuar, shpjegon ai. Shenjat e lodhjes përfshijnë; sytë e thatë dhe dhimbje koke. Ekspozimi ndaj dritës blu për një kohë të gjatë  mund të çojë në dëmtimin të retinës dhe degjenerimin makular të syrit që mund të çojë në humbje të dukshme të shikimit.

Lentja e syrit krijon një shtresë të verdhë që është pergjegjëse për mbrojtjen e retinës nga dëmtimi, krijimi i së cilës fillon të ndodhë në moshën 20 vjecare. Por, kjo shtresë nuk ndodhet tek fëmijët.
Si rezultat, në rastin e tyre, nëse drita blu hyn në sy ajo është e pa filtruar dhe kjo do të thotë se do të godasë retinën në gjatësi të plotë, duke dëmtuar lenten e syrit.

Pra, nëse jeni duke i mbajtur fëmijët tuaj të argëtuar për një kohë të gjatë para televizionit, video lojërave, apo telefonave tuaj celular, është koha për ta menduar 2 herë këtë gjë.


Efektet e tjera të dritës blu:

Drita blu mund të shkaktojë pagjumësi kronike te të rriturit dhe fëmijët. Sipas studimeve, ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës ka tendencën për të ç’rregulluar orën biologjike të trupit, duke ndikuar kështu aftësinë tonë për të fjetur.

Efektet afatshkurtra të pagjumësisë përfshijnë depresionin, humbjen e përqendrimit, energjinë dhe performancën e ulët, ndërkohë që efektet afatgjata përfshijnë sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut, si dhe diabetin.

Disa shkencëtarë zbuluan se gratë që punojnë gjatë natës dhe që vuajnë vuajnë nga c’rregullimi i gjumit kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i gjirit, sesa ato që flejnë natën.

 

Çfarë mund të bëhet për të përmirësuar situatën?

Ndërsa pajisjet dixhitale janë të rëndësishme për qëllime pune, sociale dhe kreative, ekspertët na këshillojnë që të bëjmë pushime të rregullta gjatë përdorimit të tyre dhe t’i përdorim ato në masa të kufizuara, sepse cdo gjë e tepruar është e dëmshme.
Sipas një botimi të Harvardit për shëndetin, është e këshillueshme që të shmangni shikimin në ekranet e ndritshme për dy deri në tre orë para gjumit.

Njerëzit që janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj dritës blu, duhet të pulisin sytë më shpesh për të mbajtur sytë e lubrifikuar. Përveç kësaj, studiues të fushës inkurajojnë përdorimin e rregullit “20-20-20”. “Çdo 20 minuta, zhvendos shikimin në dicka tjetër të paktën 20 metra larg, për 20 sekonda.  Ky ushtrim ndihmon në shplodhjen e syrit.

Kur shkoni në shtrat natën, ekspertët këshillojnë që të flini në errësirë te plotë. Dhe nëse zgjoheni në mes të natës, duhet të shmangni sa më shumë dritë që të jetë e mundur, pasi drita e panatyrshme prish ciklin e gjumit.

Ndërsa për të gjithë ata që qëndrojnë para paisjeve digjitale më shumë se 3 orë në ditë, rekomandohet përdorimi i syzeve mbrojtëse dhe qetësuese. Ekspozimi ndaj drites blu për një kohë të gjatë mund të dëmtojë shtresën e verdhë dhe si rezultat, drita blu që do të hyjë në sy do të jetë e pafiltruar dhe kjo do të thotë se do të godasë retinën në gjatësi të plotë, duke demtuar lenten e syrit.

 

Max Optika në bashkëpunim me gjigandin e xhamave Hoya sjellin për ju xhamat Hoya BlueControl. Këto xhama do të mbrojnë sytë tuaj nga drita blu.
Xhamat Hoya Blue Control jane zgjidhja më e mirë për ata që kanë kontakt të gjatë me ekranet dixhitale.

Plotëso formën e mëposhtme për tu informuar mbi ofertën e xhamave Hoya BlueControl ose për pyetje teknike të cilat u referohen mjekëve tanë.

 

 

 

 

 

Informohu mbi oferten

12 + 11 =