Çfarë është Pagesa me Këste?

Pagesa me Këste është një nga shërbimet e shumta që i ofrohen klientit në çdo dyqan të rrjetit Max Optika. Ky shërbim ofrohet për të gjithë klientët që janë kartëmbajtës të kartave të kreditit PRIMA MasterCard dhe PRIMA GOLD MasterCard. Nëpërmjet Pagesës me Këste klientët mund të kryejnë blerje të produkteve dhe shërbimeve por gëzojnë facilitetin e përzgjedhjes se për sa kohë do ta kryejnë shlyerjen e plotë.

 

Si funksionon Pagesa me Këste?

Kartëmbajtësit e Prima MasterCard mund të përzgjedhin në momentin e blerjes, formën për shlyerjen e detyrimit, Pagesë me këste. Në varësi të mundësive klienti përzgjedh numrin e kësteve që i  përshtatet më mirë, direkt në paisjen POS. Llogaritja bëhet në kohë reale dhe klienti njihet me vlerën e këstit dhe numrin e  tyre menjeherë pasi merr faturën nga shitësi.

 

Sa mund të shpenzoni?

Ju mund të shpenzoni çdo shumë që dëshironi pa kaluar limitin e kartës së kreditit që Banka ka vendosur në dispozicionin tuaj.

 

Cili është numri maksimal i kësteve?

Ju japim mundësinë të zgjidhni të kryeni pagesën nga 3 deri në 6 këste sipas kushteve dhe mundësive tuaja financiare.

 

Cila është përqindja që aplikohet për këtë shërbim?

Për këtë shërbim norma e interesit që duhet të paguhet nga klienti është 0 %, pasi mbulohet plotësisht nga ne si njësi shitje.