Misioni

Misioni ynë është të krijojmë një zinxhir të ri dhe revolucionar të shpërndarjes që do të ulë ndjeshëm çmimet për klientët e saj dhe do të ofrojë më shumë shërbime me një nivel të barabartë të cilësisë.

Ne sigurojmë këtë duke nxitur një ambjent pune që vlerëson dhe shpërblen integritetin, respektin dhe performancën, duke kontribuar pozitivisht në komunitetet që ne i shërbejmë.

 

Vizioni

Max Optika synon të vendosë një standart të ri në shërbimin optik shqiptar, duke ofruar produkte të cilësisë së lartë në nivele mjaft të përballueshme çmimi. Rrjeti i dyqaneve Max Optika synon të ofrojë shërbim në të gjithë Shqipërinë duke rritur ndjeshëm gamën e zgjidhjeve optike për secilin klient. Bashkëpunimi me markat më prestigjoze ndërkombëtare mbetet prioritet i zhvillimit të ardhshëm të rrjetit.