Historiku
• Mars, 2009
Hapja e Max Optika QTU si dyqani pioner që do të paraprinte hapjen e një sërë dyqanesh të tjera.
• Prill, 2009
Fillesat e bashkëpunimit me Luxottica. Menjëherë pas hapjes së dyqanit të parë, Max Optika vendosi një marëdhënie bashkëpunimi me gjigandin e markave Luxottica, duke sjell një sërë markash në tregun shqiptar si Ray Ban, Dolce & Gabbana, Versace, Bvlgari, Vogue etj…
• Tetor, 2009
Vazhdim i zgjerimit të dyqaneve Max Optika, me të parin dyqan jashtë Tiranës, Max Optika në qytetin e Fierit.
• Dhjetor, 2009
Zgjerim i mëtejshëm i rrjetit Max Optika, me hapjen e dyqanit në qytetin e Durrësit.
• Maj, 2010
Hapja e dyqanit të dytë në Tiranë, Max Optika Citypark, tregues i suksesit dhe ndikimit pozitiv që patëm në treg.
• Shtator, 2010
Fillesat e bashkëpunimit me gjigandin gjerman të prodhimit të syzeve, Flair.
• Mars, 2011
Fillimi i bashkëpunimit me një nga kompanitë lider për prodhimin e syzeve të diellit, e mirënjohur ndërkombëtarisht për cilësinë e xhamave të diellit, Maui Jim.
• Shtator, 2011
Futja në treg e një marke ekonomike, italiane si Polar.
• Shkurt, 2012
Risia e vazhdueshme që Max Optika sjell në treg, për t’ju përgjigjur më së miri nevojave të klientëve vazhdon me rekrutimin e stafit mjekësor të huaj. Të specializuar në fushën e optometrisë dhe me eksperiencë disa vjeçare në disa vende të botës.
• Tetor, 2012
Fillimi i bashkëpunimit me grupin De Rigo, i cili ka në përbërjen e tij një sërë markash prestigjoze si Chopard, Furla, Blumarine, Police, Trussardi e shumë të tjera.
• Shtator, 2013
Hapja e dyqanit Max Optika 21 Dhjetori.
• Prill, 2014
Vazhdimi i zgjerimit të rrjetit në qytetin e Tiranës me hapjen e dyqanit në një prej pikave kyçe të kryeqytetit siç është rruga Myslym Shyri.
• Nëntor, 2014
Zgjerimi i rrjetit edhe në juglindje të vendit, me hapjen e dyqanit Max Optika Pogradec.
• Shkurt, 2015
Hapja e dyqanit Max Optika në dyqanin e Lushjes.
• Prill, 2015
Zhvillimi brenda pak kohe në Shqipëri si dhe krijimi i emrit të mirë solli nevojën e zgjerimit përtej kufijve, me dyqanin e parë Max Optika në Kosovë, me vendndodhje në qendrën tregtare Minimax.
• Gusht, 2015
Vazhdim i zgjerimit të rrjetit Max Optika me hapjen e dyqanit të ri tek Sheshi Willson.
• Tetor, 2015
Hapja e dyqanit të ri Max Optika në qytetin e Vlorës.
• Nëntor, 2015
Performanca e lartë e dyqanit të parë në Kosovë solli nevojën e hapjes së një dyqani tjetër në Prishtinë, këtë herë në Ulpianë.
• Dhjetor, 2015
Hapja e dyqani Max Optika në qytetin e Korçës.
• Janar, 2016
Fillimi i bashkëpunimit me gjigandit japonez të prodhimit të lenteve HOYA, duke sjell kështu në tregun shqiptar një gamë të gjerë produktesh me cilësi maksimale.
• Shtator, 2016
Fillimi i bashkëpunimit me njërën prej kompanive lider në tregun gobal, Kering. Kompani e cila ka në portofolin e saj një sërë markash prestigjoze si: Boucheron, Alexander McQueen, Saint Laurent, Stella McCartney dhe marka të tjera risi për tregun shqiptar.
• Nëntor, 2016
Hapja e dyqanit tjetër në Kosovë, Max Optika Podujevë.
• Qershor, 2017
Zgjerimi i gamës së produkteve për kujdesin e syrit dhe specifikisht për një target grup mjaft delikat siç janë fëmijët solli nevojën e bashkëpunimit me kompaninë italiane Centrostyle, e mirënjohur për prodhimin e solucioneve të pastrimit, aksesorëve, syzeve për fëmijë etj…