Krahas zgjedhjes së skeletit, një pjesë e rëndësishme në blerjen e syzeve janë edhe zgjedhja e duhur e xhamave.

Një detaj që nuk duhet lënë pas dore është pjesa e garancisë.
Në disa raste, llojet e ndryshme të xhamave, mund të shfaqin problematika, që e kanë zanafillën që nga përpunimi e deri te prodhimi i tyre në fabrikë.
Problematika mund të shfaqin edhe veshjet apo filtrat e ndryshëm që kanë xhamat, si psh; Antirefleks ose BlueControl, duke penguar shikimin tonë me qartësi, madje në disa raste duke mos na dhënë mbrotjen e duhur që ne kërkojmë.

Në përpjekjen tonë për t’ju mundësuar klientëve tanë shikim më të qartë dhe më të mirë, Max Optika bashkëpunon me xhamat Hoya. Kompania Hoya sjell teknologjinë më të mirë japoneze të xhamave, duke na dhënë mundësinë të ofrojmë garancinë më të mirë të lenteve te klientët tanë.

Nëpërmjet garancisë ne përpiqemi të përcjellim siguri te të gjithë ata që na kanë besuar ne shikimin e tyre. Garancia e xhamave varion nga lloji i veshjes apo filtrit mbrojtës që ofrojnë për rregullimin, mbrotjen dhe qartësimin e shikimit.

  • Për veshjet Hard Hi-vision Aqua dhe Hoya Hard Coat, garancia është një vjeçare. Ajo përfshin ndërrimin e xhamave të mirëmbajtur, ku cilësia e veshjeve nuk është e kënaqëshme brenda një periudhe 12 mujore.
  • Në lentet PNX 1.53 garancia është një vjeçare ndaj krisjes ose thyerjes së mundëshme të lentes. Xhamat e dëmtuar do të zëvendësohen me një xham tjetër me të njëjtat parametra.
  • 2 vjet garanci për veshjet Super Hi-Vision. Në lidhje me këto xhama, garancia përfshin ndërrimin e xhamave të mirëmbajtur, në të cilat, cilësia e veshjes nuk është e kënaqëshme brenda një periudhe 24 mujore.
  • Për veshjet Hi-Vision LongLife, HVLL BlueControl dhe HVLL UV Control garancia është 3 vjeçare. Në garanci përfshihet ndërrimi i xhamave të mbajtura mirë, ku cilësia e veshjes nuk është e kënaqëshme gjatë një periudhë 36 mujore.
  • Garancia e xhamave fotokromatikë është 2 vjecare me veshjen Super Hi-Vision dhe 3 vjecare me veshjen Hi-Vision Longlife.
  • Garancia mbulon vetëm defektet e prodhimit që mund të vijnë si pasojë e prodhimit apo përpunimit të gabuar nga fabrika. Për cdo keqtrajtim tjetër të xhamave, si psh; gërvishtje, krisje, apo thyerje për shkak të pakujdesisë suaj apo me qëllim, garancia nuk aplikohet. Përgjegjësia është e gjitha e juaja dhe ju nuk mund të përfitoni dot rimbursim apo ndërrim të xhamave.