Syzet e diellit janë ndër artikujt më të imituar në botën e modës. Edhe pse të rreme, ato janë një biznes fitimprurës.
Emrat e markave të mëdha janë të destinuara të kopjohen. Por nëse i kushtoni vëmendje detajeve ju shumë lehtë mund të bëni dallimin midis një syze origjinale dhe imitimi, sepse në fund, detajet janë ato që bëjnë diferencën.

Marka e cila imitohet më shumë është Ray Ban, ndoshta për faktin se kjo markë është e specializuar vetëm në dizenjimin dhe prodhimin e syzeve të diellit. Imitimet Ray Ban të modeleve si Clubmaster, Wayfarer apo Aviator gjenden kudo, si në pikat fizike të shitjes dhe në ato online, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm kur blini një palë syze të tilla në mënyrë që paratë tuaja të mos shkojnë dëm.

Nëse vazhdoni me leximin e artikulllit, më poshtë do të gjeni disa mënyra për të dalluar autencitetin e syzeve tuaja Ray Ban.

Kontrolloni kutinë 

Ray-Ban është një shembull i përkryer për të ilustruar rëndësinë e paketimit. Për të parë produktet e falsifikuara Ray-Ban ju duhet së pari të kontrolloni kutinë. Shikoni kutinë brenda së cilës merrni syzet tuaja. Nëse përbëhet nga karton cilësor dhe jo nga një letër e hollë, kjo është një tregues që brenda asaj kutie mund të ndodhen një palë syze origjinale Ray Ban.

Kutia autentike e Ray-Ban ka ngjyrë pa shkëlqim, dhe nëse në duar mbani një kuti e cila reflekton shkëlqim atëherë me shumë mundësi jeni mashtruar. Çdo kuti Ray Ban vjen e shoqëruar nga një çertifikatë autenticiteti, kartë garancie, broshurë instruksionesh dhe një pecetë për të fshirë syzen. Peceta përbëhet nga materiale të buta dhe cilësore si kadifi ose kamoshi dhe njëkohësisht duhet të ketë të stampuar emrin e markës. Nëse kutia ka brenda saj pecetë të cilësisë të ulët atëherë ju mbani në duart tuaja një imitim.

Kontrolloni portofolin

Pasi të keni hapur kutinë, brenda saj duhet të gjeni një portofol i cili mban Ray Ban- ët tuaj. Marka është e njohur për portofolët prej lëkure në ngjyrë të zezë ose kafe. Kontrolloni cilësinë e lëkurës duke e nuhatur atë. Portofoli duhet të ketë aromën karakteristike të materialit të lëkurës. Në anën e majtë të portofolit dhe në butonin që e mban atë të mbyllur duhet të jetë e stampuar logo e markës.

Kontrolloni skeletin

Në brendësi të skeletit, te bishtat do të gjeni numrin e modelit përkatës. Numri i modelit është i njejti në mbarë botën, në çdo syze origjinale, pavarësisht vendit se ku e keni blerë. Kontrolloni në faqen e prodhuesit për të verifikuar numrin e modelit të syzeve. Syzet e diellit të rreme mund të kenë numra modelesh që nuk janë të listuara në faqen e internetit të prodhuesit. Bishti i anës së djathtë ka numrat përkatës të modelit, ndërsa bishti i djathtë jep informacion mbi vendin se ku janë prodhuar syzet. Imitimet Ray Ban nuk japin një informacion të tillë.

Një mënyrë tjetër për të kontrolluar auticintetin e syzeve Ray Ban është kontrolli te bishtat e syzeve. Ato duhet të kenë të stampuar logon e markës.
Vëmendje duhet kushtuar edhe ndaj detajeve të tjera si psh: syzet origjinale Ray-Ban kanë një “RB” të vogël të stampuar në lente. Këto elemente të markës dhe logoja unike janë shumë të rëndësishme pasi ato janë nënshkrimi i një marke tregtare siç është Ray Ban.

Njëkohësisht, për Ray Ban-ët metalik sic është modeli Aviator te pjesa e urës ,në elementët që mbajnë syzen të puthitur pas hundës duhet të gjendet stampimi i R.B.

 

Shpresojmë që pas këtyre instruksioneve, syzet Ray Ban që zotëroni të jenë realisht syze origjinale.