Pavarësisht nëse do të dilni për të shijuar ajrin e pastër të malit, apo të detit, ose thjesht për një shëtitje në qytet gjatë orëve të mesditës, është e rëndësishme që jo vetëm të keni një palë syze dielli për të parë më mirë, por edhe që ofrojnë mbrotje për sytë tuaj.
Ndoshta keni dëgjuar më përpara për termin syze dielli të polarizuara, por ende keni disa paqartësi në lidhje me to.
Më poshtë, ne kemi zgjeruar informacionin e dobishëm që do t’ju lejojë të merrni vendimin më të mirë për të përcaktuar se cilat syze dielli të polarizuara janë të duhurat për ju.

Pse lentet e polarizuara janë ndryshe nga llojet e tjera të lenteve?

Drita shpërndahet në të gjitha drejtimet; por kur ajo reflektohet mbi sipërfaqe të sheshta, ajo tenton të bëhet e polarizuar – domethënë të lëviz në drejtim më uniform (zakonisht horizontalisht). Kjo krijon një intensitet të bezdisshëm dhe ndonjëherë të rrezikshëm të dritës së reflektuar që shkakton ndjesinë sikur po verbohemi nga drita e fortë e diellit. Duke përdorur syze dielli të polarizuara ju qartësoni shikimin tuaj dhe reduktoni në masë shkëlqimin e fortë të dritës që hyn në sytë tuaj. Kjo sepse lentet në syze dielli të polarizuara përmbajnë një filtër të veçantë që e bllokon dritën intensive të reflektuar duke zvogëluar në këtë mënyrë dhe shkëlqimin e diellit.

Si funksionon polarizimi?

Polarizimi bllokon shkëlqimin, sepse shikimi i syrit nuk është i qartë kur drita e diellit reflektohet mbi sipërfaqet e sheshta dhe hyn në sy. Kur përdorni syze dielli pa polarizim, lentet e tyre vetëm zvogëlojnë sasinë e dritës që transmetohet përmes lenteve si horizontalisht dhe vertikalisht. Nëse zgjidhni të përdorni syze dielli të polarizuara, syzet do të thithin rrezet e dritës horizontale, duke lejuar që në sy të futen vetëm rrezet vertikale. Në thelb, drita udhëton vetëm në një drejtim përmes lenteve të polarizuara, e cila më pas eliminon shkëlqim verbues të dritës së diellit.

Aktivitet më të përshtatme ku ju mund të përdorni syze dielli të polarizuara janë psh:>kur ngisni makinën. Ky është një aktivitet rutinor i secilit prej nesh dhe shumë herë na ka ndodhur që të bezdisemi nga drita e diellit e cila reflektohet mbi sipërfaqen e rrugës apo të makinave të tjera duke na bllokuar shikimin. Prandaj, në këtë rast këshillohen syze dielli të polarizuara.

Mos harroni! Shikimi i qartë është jetësor në makinë.


Si të dalloni nëse lentet janë të polarizuara ose jo? 

Ka dy mënyra të thjeshta për të kontrolluar nëse lentet tuaja janë të polarizuara. Së pari, me anë të testit polarizues mund të vërtetohet polarizimi. Së dyti, nëse vendosni syze dielli të polarizuara dhe shikoni mbi një ekran digjital, si psh: një telefon menjëherë do të shihni një ylber mbi të. Në të kundërt lentet nuk janë realisht të polarizuara.

Klikoni per te mesuar me shume per syzet e polarizuara qe jane ne oferte:

Syze dielli Police

Syze dielli Polar

Syze dielli Furla