Jeni nervozë?
Nuk ka arsye përse. Aplikimi i lenteve të kontaktit dhe heqja e tyre është më e lehtë se sa mund të imagjinoni. Syve tuaj mund t
ju duhen disa ditë që të të mësohen me zakonin e mbajtjes së tyre. Nëse keni probleme, mos u sforconi, jepini kohë vetes që të përshtateni me përdorimin e lenteve. Nuk keni përse të nxitoheni, ju mund të provoni përsëri të nesërmen!

 

Hapat e procesit për të vendosor lente kontakti:


Si fillim, ajo që duhet të dini dhe që është shumë e rëndësishme është kujdesi që tregoni ju për lentet tuaja të kontaktit edhe kur nuk i përdorni ato. Kjo do të thotë që :

·         Për cdo lente kontakti, gjithmonë, vendosini ato në solucionin e tyre përkatës, kjo bën përjashtim vetëm për lente kontakti ditore dhe jo ato mujore. Solucioni i tyre i mban ato të pastra dhe largon prej tyre cdo papastërti.

·         Çdo lente kontakti ndahet në tre kategori: lente kontakti ditore, lente kontakti javore dhe lente kontakti mujore. Kontrolloni lentet tuaja për afatet e tyre të përdorimit dhe sigurohuni që mos ti përdorni ato më gjatë se aq.

Kujdes!
Mos aplikoni lente kontakti nëse ende nuk keni larguar make up-in nga sytë tuaj. Sigurohuni që keni bërë dicka të tillë dhe më pas ndërrmerrni hapat e mëposhtëm.

 

Vendosja e lenteve të kontaktit

1. Përpara se të filloni me vendosjen apo heqjen e lenteve tuaja të kontaktit lani duart me sapun (mundësisht jo sapun me aromë, sapun antibakterial të lëngshëm), thajini me një peshqir (jo letër, sepse nuk është e përshtatshme për shkak se ato mund të lënë fibra të vogla mbi gishtat tuaj). Rekomandohet që për cdo lente kontakti, përpara vendosjes apo heqjes së tyre, të përdorni një locion spastrimit për zonën rreth syve tuaj.

2. Uluni përpara një pasqyre. Nëse jeni të rinj në përdorimin e lenteve, është më mirë aplikimi përpara një pasqyre të madhe. Përpara se të hapni pakon me lente kontakti (një pako plastike me një sasi të vogël solucioni pastrues brenda), tundeni atë me butësi, për lentet që ndonjëherë rrinë në sipërfaqe brenda pakos.

3. Merrni cdo lente kontakti me kujdes nga kutia, përdorni një pincetë për të shmangur dëmtimin e lenteve. Kontrolloni që lentja të jetë në pozicionin e duhur; jo jashtë-brenda por brenda-jashtë.

4. Vendoseni lenten në pëllëmbën tuaj dhe merreni atë me gishtin tregues.  Ju duhet të jeni të kujdesshëm pasi mund të shtypni lenten me thonj.

5. Pasi të merrni lente kontakti nga kutia përkatëse me gishtin tuaj tregues, filloni aplikimin.
Filloni me syrin e djathtë . Duke e bërë këtë një zakon që do t’ju ndihmojë të shmangni rrëmujën dhe ngatërresat dhe m
ë pas vazhdoni me syrin e majtë.

6. Vendosni brrylat tuaj në tavolinë në mënyrë që duart të mos ju dridhen, dhe pastaj afrohuni tek pasqyra sa më shumë të mundeni.

7. Me dorën e majtë tërhiqni lart qepallën e syrit tuaj, ndërsa me dorën që mbani lenten ulni poshtë pjesën e poshtme të syrit me gishtin e mesëm dhe filloni të vendosni lenten. Pas vendosjes hapni dhe mbyllni syte disa herë për të parë nëse shikoni sic duhet apo jo. 

8. Vendosni cdo lente kontakti në sy butësisht – shikoni lart dhe poshtë, përpiquni të mos sforconi qepallat tuaja dhe pse ato mund tju mos përgjigjen në mënyrën që ju dëshironi. Për ato lente kontakti që marrin dicka gjatë vendosjes, dhe ajo irriton sytë tuaj, rrëshqiteni lenten me gishtin tuaj poshtë në pjesën e bardhë të syve tuaj. Syri juaj do të fillojë të pastrohet vetë  dhe papastërtia do të dalë. Ose, ju mund të hiqni lenten, për të përsëritur të gjithë procesin. Nëse nuk ndiheni rehat, zëvendësojeni atë me një lente kontakti të re.

9. Përsëriteni procesin për syrin tuaj të majtë. Ju duhet të vendosni lenten në syrin tuaj të majtë në të njëjtën mënyrë si në syrin e djathtë. Kjo do të thotë që aplikojeni atë me dorën e djathtë përsëri. Një tjetër metodë është të vendosni lenten me gishtin tuaj të majtë tregues dhe tërheqni lart qepallën tuaj me gishtin tuaj drejtues të djathtë. Ndjehuni të lirë dhe zgjidhni metodën që është më komode për ju.

 

Një pyetje që bëhet shpesh është nëse procesi i aplikimit për lente kontakti është bërë siç duhet.
Më poshtë gjeni mënyrën se si mund ta kontrolloni këtë gjë.

  • Lentja është vendosur siç duhet në qoftë se ajo nuk lëviz, shikimi juaj është i qartë, ajo nuk ju bezdis teksa ju lëvizni sytë ose pulitni qepallat dhe e ndieni të rehatshme në sy.

Gjithashtu, vlen për tu përmendur, se ndërsa shikoni televizor apo duke qëndruar pëpara një ekrani kompjuteri, ju ndonjëherë mund ti keni sytë e thatë. Përpiquni ta shmangni këtë duke përdorur pikatore për sytë ose lot artificial – një herë ose dy herë në ditë është e mjaftueshme.

 

 

Heqja e lenteve të kontaktit.

1. Lubrifikoni sytë paraprakisht me anë të një pikatoreje për sytë.  Kjo nuk është absolutisht e nevojshme çdo herë, por sigurisht që do t’ju ndihmojë ju të hiqni lentet tuaja.

2. Sigurohuni që duart tuaja janë të pastra dhe të thata. Filloni me syrin tuaj të djathtë, pastaj shikoni lart dhe me kujdes tërhiqni qepallën tuaj me gishtin e mesëm.

3. Me gishtin tuaj  tregues, prekni skajin më të ulët të lentës dhe rrëshqiteni lentën poshtë drejt pjesës së bardhë të syrit tuaj.

4. Kapni lenten butësisht duke e shtypur atë me anë të gishtit të madh dhe tregues.

5. Filloni dhe largoni lenten nga syri juaj. Të njejtën gjë bëni dhe me syrin tuaj të majtë.

6. Nëse përdorni lente kontakti ditore hidhini ato, por nëse përdorni lente kontakti mujore ose lente kontakti javore mos harroni ti vendosni në solucionin e duhur në mënyrë që ato të pastrohen nga papastëritë që mund të kenë akumuluar gjatë ditës.

 

Shpresojmë që ky informacion tju ketë ndihmuar në aplikimin e lenteve tuaja të kontaktit.