Dioptria përcakton numrin e syzeve për afër ose larg për të cilin sytë tuaj kanë nevojë. Kur shikoni recetën tuaj të vizitës okulistike, do të shihni numrat e renditur nën titujt e OS dhe OD. Ato janë shkurtime latine; ekzaktësisht OS (oculus sinister) nënkupton syrin e majtë dhe OD (oculus dextrus) nënkupton syrin e djathtë, sepse jo të dy sytë kanë të njejtin problem në fokusimin e shikimit.
Në përgjithësi, sa më larg zeros të jetë numri në recetë, aq më i keq është shikimi juaj dhe aq më i lartë do të jetë korrigjimi që ju nevojitet. Një shenjë “plus” (+) përpara numrit do të thotë që ju keni crregullimin e hipermetropisë (probleme të shikimit nga afër) dhe një shenjë “minus” (-) do të thotë që vuani nga crregullimi i miopisë (probleme të shikimit nga larg).
Dioptria përfaqësohet nga këto numra. Në recetë atë e gjen me shkurtimin ‘D’. Dioptria është njësia e përdorur për të matur korrigjimin për të cilin sytë tuaj kanë nevojë ose fuqinë e fokusimit që syri kërkon.
Për shembull, në qoftë se receta juaj thotë -1.00, ju keni një dioptri për miopinë (problemin e shikimit nga larg).  Nëse jeni -4.25, kjo do të thotë që ju keni 4 dhe 1/4 dioptri të shikimit nga larg. Dioptria, në këtë rast, është më e lehtë se -1.00, dhe kërkon lente më të trasha. E njejta gjë ndodh edhe për numrat që shoqërohen nga shenja “pozitive” (+).