Keratokonus është një sëmundje progresive e syve në të cilën kornea e cila ka formë të rrumbullakët, fillon të thahet dhe fryhet duke marrë formë konike. Kjo formë e konit e devijon dritën teksa hyn në sy në rrugën e saj drejt retinës duke shkaktuar shikim të shtrembëruar.
Ky crregullim mund të ndodhë në një ose në të dy sytë dhe shpesh fillon gjatë adoleshencës së hershme së një personi ose në fillim të moshës 20 vjecare.

Simptomat dhe shenjat
Ndërsa kornea bëhet më e parregullt në formë, ajo bëhet shkak për miopinë dhe astigmatizmin, duke shkatuar shikim të paqartë dhe problem në fokusim. Syri fillon të bëhet me sensitiv ndaj shkëlqimit të dritës. Shpesh, pacientët keratokonik pësojnë ndryshime në recetën e tyre cdo herë që përfundojnë një vizitë okulistike.

Shkaktarët
Studimet sugjerojnë që dobësimi i indit korneal që çon në keratokonus mund të jetë për shkak të një çekuilibrimi të enzimeve brenda kornesë. Kjo mungesë ekuilibri e bën kornenë më të ndjeshme ndaj dëmtimit, duke shkaktuar dobësimin dhe shformimin e saj. Faktorët e rrezikut për dëmtimin dhe dobësimin e kornesë përfshijnë një predispozitë gjenetike, duke shpjeguar faktin pse keratokonus shpesh prek më shumë se një anëtar të së njëjtës familje.

Keratokonus, gjithashtu, është i lidhur me ekspozimin e tepërt ndaj rrezeve ultraviolet nga dielli dhe fërkim e tepërt të syve.

Trajtimi i keratokonus
Në formën e tij më të butë, syzet ose lentet e kontaktit mund të ndihmojnë. Por, ndërsa sëmundja përparon dhe kornea bëhet gjithnjë e më e parregullt në formë, syzet dhe lentet e kontaktit nuk japin më korrigjim adekuat të shikimit.

Trajtimet për keratokonus progresiv përfshijnë:

  • Ndërlidhja e kornesë (CXL)
  • Lente kontakti të personalizuara
  • Lente kontakti me gaz të depërtueshëm
  • Lente kontakti “Piggybacking”
  • Lentet e kontaktit hibride
  • Lente sklerore dhe gjysmë sklerole
  • Intaks
  • Transplantim të kornealit

 

Rezervo viziten okulistike online.