Hipermetropia është një gjendje e syve në të cilën objektet e afërta duken të paqarta, por shikimi juaj është më i qartë kur shikoni sende të cilat ndodhen larg jush. Nëse ndjeni se sytë tuaj janë të lodhur, keni probleme në fokusimin e objekteve afër syve tuaj, ose pulisni apo mbyllni deri në gjysëm qepallat e syve për të parë nga afër, aterë ju vuani nga hipermetropia.

Shkaktarët e hipermetropisë.
Syri juaj është si një aparat fotografik. Ai përqendron dritën në anën e pasme të syrit (në një vend të quajtur retinë), për t’ju ofruar një shikim të qartë. Hipermetropia shkaktohet nga ndriçimi ose drita që nuk fokusohet në mënyrë të saktë në retinën tuaj.

Gjithashtu, hipermetropia shkatohet edhe nga kokërdhokët e syrit që mund të jenë më të shkurtër se zakonisht. Kjo do të thotë se retina është më afër bebes së syrit, duke bërë që drita të kalojë mbrapa retinës. Një sy normal është zakonisht rreth 23mm i gjatë,  kështu që një sy që është hipermetropik do të jetë më i shkurtër se 23mm.
Hipermetropia, mund të ketë shkaktar tjetër edhe kornenë tuaj, nëse ajo është e sheshtë. Kornea duhet të jetë e lakuar për të drejtuar dritën në retinë.
Të dy këta faktorë cojnë në hipermetropi, pasi ato shkaktojnë që drita të mos shkojë drejt e në retinë duke bërë që ju të mos keni nje shikim të qartë.

Mënyrat e trajtimit.
Në momentin që keni shenja të hipermetropisë mos hezitoni të rezervoni një vizitë okulistike.

Nëse diagnostifikoheni me hipermetropi ekzistojnë tri zgjidhje:

Syzet Optike
Hipermetropia trajtohet nëpermjet përdorimit të syzeve optike që korrigjojnë shikim tuaj. Ajo që duhet të dini është se numri i syzeve në receten tuaj okulistike do të jetë gjithmonë i shoqëruar nga shenja plus (+). Kjo ndihmon dritën që ajo të fokusohet drejt e në retinë, duke bërë që shikimi juaj të jetë më i qartë.

Lentet e kontaktit
Hipermetropia rregullohet edhe nëpërmjet përdorimit të lenteve të kontaktit, edhe pse ju ende do të keni nevojë për një palë syze optike si rezervë, në rast se nuk do të jeni në gjendje ti mbani ato.  Përsëri ato do të jenë me numra me shenjë positive për të drejtuar dritën në retinë. Receta optike për lentet e kontaktit do të ndryshojë nga ajo e syzeve optike. Kjo për arsye sepse ka lloje të ndryshme të lenteve të kontaktit si psh: ditore ose mujore. Bisedoni me okulistin tuaj rreth alternativës më të mirë që i përshtatet stilit tuaj të jetesës.

-Kirurgjia me lazer
Hipermatropia trajtohet edhe nëpërmjet kirurgjisë me lazer e cila ofron mundësinë për të korrigjuar shikimin tuaj. Megjithatë, ajo rregullon vetëm crrregullimet aktuale të shikimit, dhe nuk parandalon crregullimet e mëtejshme.

Hipermetropia tek fëmijët
Hipermetropia
është zakonisht gjenetike. Bebet dhe fëmijët e vegjël mund të vuajnë nga hipermetropia, por me kalimin e viteve dhe rritjen e tyre ajo korrigjohet vetvetiu. Kjo ndodh sepse syri zgjatet me rritjen e tyre. Sidoqoftë, syri dembel mund të zhvillohet si rezultat i kësaj, sepse sytë me shikim më të dobët injorohen nga truri dhe nuk mësojnë mënyrën e duhur për të parë. Nëse kjo nuk korrigjohet tek fëmijët e vegjël, ekziston rreziku që syri më i dobët nuk do të shohë aq mirë sa edhe syri tjetër.