Shikimi i qartë dhe shëndeti i syrit janë çelësi i zhvillimit për fëmijën tuaj. Ndërsa shikimi vazhdon të zhvillohet deri në moshën 8 – 9 vjeçare, është e rëndësishme që sytë e fëmijës tuaj të kontrollohen, në mënyrë që çdo problem të kapet në kohën e duhur për t’u trajtuar.
Vizitat okulstike nga mjeku pediatër i syve janë një mënyrë e rëndësishme për të identifikuar problemet në shikimin e fëmijës suaj. Problemet që identifikohen që në fillimet e tyre kanë shans më të mirë për t’u trajtuar me sukses.

 

Cilat janë shenjat paralajmëruese të një problemi në shikim?

– Bebet deri në moshën një vjeç:

  • Bebet më të vegjël se 3 muaj duhet të jenë në gjendje të ndjekin me sy një objekt, si psh: një lodër apo top, ndërsa ai lëviz nëpër fushën e tyre të shikimit. Nëse fëmija juaj nuk mund të bëjë kontakt të vazhdueshëm me sy gjatë kësaj kohe ose duket i paaftë për të parë, konsultohuni me një mjek të fushës.
  • Pas 4 muajve, sytë e foshnjave herë pas here bëjnë lëvizje të pasikronizuar dhe nuk janë vendosur drejt ndërmjet tyre (strabizmi). Megjithatë, pas kësaj moshe, kalimi brendshëm ose lëvizja e jashtme që ndodh rregullisht është zakonisht jonormale.

– Mosha parashkollore:

  • Problem tjetër që haset është syri dembel, që në gjuhën shkencore njihet ndryshe si ambliopi. Syri dembel formohet në momentin që sytë me shikim më të dobët injorohen nga truri dhe nuk mësojnë mënyrën e duhur për të parë. Ambliopia mund të mos ketë shenja paralajmëruese dhe fëmija juaj mund të mos shfaqë probleme të shikimit. Prandaj është e rëndësishme që në moshën parashkollore të kontrollohet shikimi i fëmijës suaj. Ekzistojnë teste të veçanta për të kontrolluar vizionin e fëmijës tuaj edhe nëse ai ende nuk di të lexojë.

 

Shenjat konkrete:
1.
Mbyllja e shpeshtë deri në gjysëm e qepallave të syve; një përpjekje për tu përqëndruar dhe për ti bërë objektet të duken më të qarta.

2. Tërhqja e objekteve për ti parë nga afër; një shenjë e miopisë (probleme të shikimit nga afër).
3. Pulitja e shpeshtë e syve; lëvizje reflektive e cila ndihmon qartësimin e syve duke ndihmuar shikimin.
4. Fërkimi i rregullt i syve me duar; shenjë që shikimi nuk është i qartë.
5. Përkulja e kokës nga njëra anë; një sinjal që tregon se shikimi mund të jetë më i mirë në njërin sy se sa në tjetrin.
6. Skuqja e syve; shenjë e lodhjes së syve duke u përpjekur për të parë më qartë.
7. Ngjyra e bebes së syrit e bardhë, kur  në fakt duhet të jetë e zezë.
8. Sytë e fëmijëve tuaj lotojnë vazhdimisht.
9. Ndryshimi në sjellje; si psh fëmijët tuaj ulen më pranë ekranit të televizionit.
10. Qepallat e rëna të syve.
11. Vështirësi në lexim.

 

Nëse konstatoni te fëmija juaj njërën nga këto shenja nxitoni të rezervoni një vizitë okulistike.