Avantazhet e përdorimit të lenteve të kontaktit.

Lentet janë një alternativë e përdorur nga shumë persona të cilët kanë eliminuar syzet, në të shumtën e rasteve kjo për arsye estetike.

Lentet e kontaktit shërbejnë për të korrigjuar pjesën më të madhe të defekteve në shikim, madje janë në gjendje që të rregullojnë defekte, të cilat zor se mund t’i rregullojnë syzet.

Janë të padukshme, nuk bien, nuk thyhen, nuk lagen kur bie shi dhe nuk krisen.

Edhe pse në jetën e përditshme keni hequr dorë nga përdorimi i lenteve sepse pas një dite të gjatë përballë kompjuterit mund tju shkaktojnë dhimbje koke, pasi të lexoni avantazhet e mëposhtme do ta vlerësoni përdorimin e lenteve si një alternativ që e bën jetë tuaj më të thjeshtë.

Më poshtë keni disa nga rastet kur përdorimi i lenteve do tju lehtësonte jetën:

  • Aktivitetet sportive

Nuk janë të pakta avantazhet e përdorimit të lenteve të kontaktit në rastet kur keni një jetë aktive dhe merreni me sport. Shumë atlet profesionist që vuajnë nga miopia, astigmatizmi apo presbiopia përdorin lentet e kontaktit për shkak të lirshmërisë që ato të ofrojnë në lëvizje, stabilitetit dhe efiçencës vizive.Shembulli që ata japin mund të jetë stimul për gjithkënd që ka një difekt viziv dhe ka dëshirë të praktikojë një sport duke eleminuar bezdisjen që të japin syzet.

  • Kohë e lirë

Mbrëmjet kur vendosim të dalim për të shijuar kohën tonë të lirë me shoqërinë janë pikërsisht rastet kur ne kujdesemi edhe më shumë për pamjen tonë. Për të evituar përdorimin e syzeve optike në mënyrë që edhe makeup-i që kemi aplikuar të duket më së miri zgjidhja perfekte në këtë rast janë lentet.

Sugjerohet që lentet të vendosen përpara aplikimit të makeup dhe të hiqen përpara se të pastroni fytyrën nga makeup.

  • Kushtet atmosferike

Të gjithë ata që mbajnë rregullisht syze në jetën e tyre të përditshme e kuptojnë se sa të bezdisshme bëhen syzet në ditët e dimrit me shi ose të ftohta. Xhamat lagen dhe sa herë ndryshojmë ambjent (nga temperatura të ulëta në temperatura të lart) avulli vesh xhamat duke bërë pothuajse të pamundur shikimin.

Ndërkohë në stinën e verës, kur dielli na shoqëron në pjesën më të madhe të ditës lentet janë një zgjidhje perfekte për personat të cilët nuk disponojnë një pal syze dielli me xhama me numër.