Nuk ka kohë më të mirë se sezoni i ri veror për të përkëdhelur veten me një pale syze dielli. Trendet e syzeve të diellit ndryshojnë shpesh, me forma dhe ngjyra të reja për çdo sezon, gjë e cila mund të vështirësojë zgjedhjen në vendimet tuaja të blerjes.
Mos shkoni në dyqan  pa qenë në dijeni të tendencave të fundit të syzeve!

Më poshtë keni gjithë informacionet mbi format dhe stilet me ”in” të momentit:

Syzet e diellit Clubmaster

Nëse jeni duke kërkuar për një syze të mirëstrukturuar, acetat dhe metalike që ju bën të dukeni trendi, sapo e keni gjetur atë. Të njohura ndryshe dhe si syzet me gjysmë skelet, këto janë syzet Clubmaster.  Syzet e diellit me gjysmë skelet përshaten shumë mirë si për femrat dhe për meshkujt të cilët zgjedhin të vishen me stil. Për shkak të stilit vintage që ato shfaqin janë perfekte për njerëzit që duan të ndjekin trendet e fundit të modës.

Syzet e diellit Aviator

Kjo formë e syzeve të diellit është kthyer në një domosdoshmëri per sezonin veror, por jo vetëm…Ky stil i përjetshëm ka kaluar me sukses testin e kohës, duke qëndruar  në mesin  syzeve të diellit më të mira për burrat dhe gratë.

Syzet e diellit Cat Eye

Një model që nuk del kurrë nga stili,si për syzet e diellit dhe për ato optike.  Mund të kombinohet lehtësisht me shumicën e veshjeve, i përshtatshëm për sezonin veror dhe atë dimëror. Përvec kësaj, ky model i syzeve nuk duhet të mungojë në garderobën e çdo femre.

Efekti pasqyrë 

Asnjë koleksion syzesh dielli nuk mund të jetë i plotë pa syzet me efektin pasqyrë. Edhe nëse lentet nuk janë të polarizuara, lentet pasqyrë  do të shmangin rrezet e forta të diellit gjatë sezonit veror dhe do të sigurojnë që shikimi juaj të jetë i mbrojtur.

Syzet Big Size

Shumë e preferuar nga femrat, ky trend i syzeve është mënyra më e mirë për tu dukur si një person i rëndëshishëm ose i famshëm. Ky skelet është një përzierje mes dy trendeve  më të preferuara: forma rrethore dhe cat-eye. Nëse ato kanë dhe element në ngjyrë floriri rreth skeletit të tyre, kombinimi me një veshjë të bardhë do të ishte një zgjedhje trendi për momentin.

Syzet e diellit të sheshta

Ky lloj skeleti përben një nga syzet më të mira për meshkujt sepse shfaqet më i guximshëm dhe më mashkullor në krahasim më skeletin  Aviator.

Skeletet transparent

Skeletet e tejdukshme tërheqin vëmendjen në fytyrën tuaj dhe krijojnë një kontast të bukur me tonet e errëta që keni marrë, ose që do të merrni nga rrezet e forta të verës. Dizajni i tyre unik i bën këto syze dielli mjaft trend për momentin.