A e dini se më shumë se gjysma e njerëzve mendojnë se syzet nuk do t’iu përshtaten fytyrës së tyre?

Në Max Optika ne mendojmë se duhet të mbani çfarëdolloj skeleti apo forme që ju bën të ndiheni më mirë. Por ka disa këshilla dhe truke për zgjedhjen e skeletit të syzeve që përshaten më mirë me format tuja të fytyës dhe që gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të mbuloni disa defekte të vogla.

Për pesë format e fytyrës më të zakonshme, ka skelete ose forma të caktuara që përshtaten më mirë se të tjerat, të cilat vijojnë si më poshtë:


 

Fytyrat Ovale

Forma më e zakonshme e një fytyre është ajo ovale e cila zakonisht përkufizohet si më e gjatë se gjerësia e saj dhe me një mjekër pak më të ngushtë se balli. Për shkak se tiparet në një formë të fytyrës ovale konsiderohen mjaft të balancuara, shumica e stileve do t’ju përshtaten. Provoni një përzgjedhje të formave të ndryshme për të gjetur të preferuarën tuaj, por mos u fokusoni drejt formavë shumë të mëdha apo shumë të vogla. Një skelet në formën cat-eye është në trend për momentin  dhe do tju ndihmojë në konturimin e faqeve tuaja.

 

 

Fytyrat e rrumbullakëta     

Një fytyrë e rrumbullakët karakterizohet nga mollëza të gjera dhe mjekër e rrumbullakët. Shtoni balancën në fytyrën tuaj duke u përpjekur të përdorni skelete këndore. Skeletet katror ose drejtkëndore zakonisht i përshtaten fytyrave të rrumbullakëta, duke i bërë ato të duken më të gjata. Zgjidhni mes formave katrore, syze të cilat nuk kanë skelet të theksuar, ose vinë me modelin pa skelet.

 

 

 

 

 

 

Fytyrat katrore

Një formë katrore e fytyrës është zakonisht këndore me nofulla të theksuara, pa majë, jo të lakuara dhe me një ballë më të gjerë në përpjesëtim me gjatësinë e fytyrës. Skeletet e rrumbullakëta ose ovale përshtaten me fytyra katrore, duke shtuar ekuilibrin dhe duke zbutur këndet e mprehta. Forma interesante e syzeve të rrumbullakta do t’ju bëjë të dukeni më trend duke i shtuar dhe pak stil vintage pamjes suaj.

 

 

 

 

 

Fytyrat në formë zemre

Një ballë i gjerë me mjekër të theksuar janë karakteristika të fytyrës në formë zemre. Kërkoni për skelete që janë më të gjera se balli juaj. Një formë e skeletit cat-eye ose Wayfarer të RayBan do të përshatet më së miri me fytyrën tuaj, duke e bërë ballin tuaj të ngushtë dhe mjekrën më të rrumbullakët. Për një pamje më delikate, syzet pa skelet të theksuar do t’ju përshtaten gjithashtu.

 

 

 

 

 

 

Fytyrat e gjata

Zakonisht më të gjata se të gjera, fytyrat e gjata karakterizohen nga një hundë e ngushtë, fytyrë e zgjatur dhe linja katrore në nofull. Skeletet e gjera, të tilla si stili Aviator, do të përshtateten me fytyrën tuaj duke e bërë atë të duket më e shkurtër dhe më e balancuar. Një stil drejtkëndor do të jetë gjithashtu një formë e përshtatme për fytyrën tuaj, i cili do të shtonte gjerësinë në ballin tuaj të  ngushtë.