Nëse sytë tuaj fillojnë të ndihen të thatë dhe të lodhur ose nëse në fund të ditës keni dhimbje koke, atëherë fajtor për këtë janë paisjet tuaja dixhitale. Nuk duhet shumë kohë që këto simptoma të shfaqen duke marrë parasysh orët që kalojmë përpara ekraneve. Për fat të mirë, ka disa mënyra që mund ti praktikoni për të minimizuar dëmtimin që mund të shkaktohet.

Më poshtë do të gjeni disa prej tyre: 

  • Ruani distancën e duhur nga ekrani

Së pari dhe më kryesorja, gjithmonë   vendoseni ekranin e kompjuterit rreth 70-75 cm (ose në gjatësinë e krahut) larg fytyrës tuaj. Ekrani juaj duhet të jetë në rastin më ideal rreth 10 deri në 15 gradë nën nivelin e syve. Kur të punoni, sigurohuni që të mbështesni shpinën në karrige  dhe të mbani trupin tuaj drejtë. Karrigia duhet të jetë në lartësinë e duhur në mënyrë që këmbët tuaja të qëndrojnë të prekura  në tokë. Kjo metodë   jo vetëm që do të mbajë në nivelin e duhur shikim tuaj nga ekrani, por gjithashtu ju ndihmon të mbani një qëndrim korrekt të shpinës suaj.

  • Mos harroni rregullin 20-20-20

 Pasi keni punuar 20 minuta përpara kompjuterit tuaj, shikoni larg nga ekrani dhe drejtoheni shikimin tuaj në një object që është 20 hapa larg për 20 sekonda. Sytë tanë kanë muskuj për të na ndihmuar të përqendrohemi në objektet që dëshirojmë të fokusojmë. Nëse jeni vazhdimisht duke punuar pa i shkëptur syte për asnjë moment nga në ekrani i kompjuterit tuaj ju i keni tejlodhur muskujt e syve tuaj. Kështu ju do të hasni vështirësi për ta përshtatur sytë tuaj kur të lëvizni shikimin tuaj nga kompjteri.

  • Mos harroni të pulitni sytë

Çaktivizimi ose pulitja e syve është një mënyrë që sytë tuaj të pushojnë. Në fakt, ne i pulitim sytë pothuajse 15-20 herë në minutë sipas një mesatare. Megjithatë, ekranet kanë një efekt i cili na bën ta harrojmë këtë veprim. Pulitja siguron që sytë tanë të qëndrojnë të lagur ose të hidtratuar gjatë gjithë kohës. Nëse vuani nga sytë e thatë dhe të irrituar, shanset janë që nuk po i pulitni ata mjaftueshëm. Bëni një përpjekje të ndërgjegjshme për ta bërë më shpesh këtë veprim duke bërë gjithashtu pauza të vogla duke larguar shikimin tuaj nga kompjuteri ose paisje të tjera dixhitale.

  • Rregulloni ndriçimin e ekranit dhe dritën e ambientit ku ndodheni

Një nga mënyrat më të thjeshta për të zvogëluar shkëlqim ose rrezatimin e shtuar që kanë paisjet dixhitale është duke rregulluar ndriçimin e ekranit. Ekrani juaj duhet të jetë afërsisht në të njëjtën shkëlqim si ambjenti përreth zonës ku ju punoni. Nëse jeni konfuz, drejtojeni ekranin e kompjuterit tuaj në një faqe muri të bardhë. Nëse kjo e bën komputerin tuaj të duket si një burim drite në faqen e bardhë të murit, ekrani juaj është shumë i ndritshëm. Nëse duket e zymtë dhe gri, atëherë ekrani mund të jetë shumë i errët. Kjo është edhe më e rëndësishme gjatë natës. Nëse keni zakon të kontrolloni profilet tuaja sociale ose thjesht lexoni para se të shkoni në shtrat, ndizni ndriçimin adaptiv në telefonin tuaj. Është një tipar i dobishëm që optimizon nivelin e ndriçimit të telefonit tuaj. Shumë njerëz shpesh e evitojnë këtë funksion. Modaliteti i natës zvogëlon sasinë e dritës blu të emetuar nga ekrani i kompjuterit ose telefonit tuaj, duke i dhënë një ngjyrë më të verdhë ose ngjyrë portokalli. Kjo e bën më të lehtë për sytë tuaj kur ju duhet të shikoni pajisjet dixhitale gjatë natës. Nëse nuk keni një funksion të integruar për të ndihmuar në menaxhimin e ndriçimit të ekranit tuaj, ekzistojnë disa aplikacione që do t’ju ndihmojnë për të bërë të njëjtën gjë. Ata mund të ndryshojnë ngjyrën e ekranit tuaj, automatikisht të optimizojnë ndriçimin në varësi të dritës suaj të ambientit, t’ju kujtojnë që të merrni një pushim nga shikimi në ekranin tuaj etj.

  • Minimizo reflektimin

Rrezet e diellit në natyrë ose ndriçimi i ashpër i brendshëm gjithashtu shkaktojnë irritim të syve. Ju kurrë nuk duhet të përdorni smartphone ose laptop në rrezet e diellit direkte. Kur jeni në shtëpi ose zyrë sigurohuni që të mos jeni ulur me shpinë nga dritarja, drita e diellit nuk duhet të bjerë kurrë në ekranin tuaj. Zverdhja që ajo shkakton dëmton sytë tuaj. 

  • Merrni në konsideratë xhamat BlueControl

E keni menduar ndonjëherë të përdorni syze qetësuese për shikimin tuaj?

Në jetën e përditshme jemi mësuar të mbajmë syze optike vetëm në rastet kur kemi probleme me shikimin, pra kur nuk arrijmë të shohim qartë në  distanca të largëta ose të afërta, duke anashkaluar kështu faktin se syzet mund të jenë edhe parandaluese. Zgjidhja më e mirë në këto raste janë xhamat BlueControl, të cilët  rrisin kontrastin dhe optimizojnë vizionin tuaj në rastet kur jeni të fokusuar për kohë të gjatë përpara paisjeve dixhitale. Këta lloj xhamash kanë një ngjyrë të verdhë që funksionon si një filtër për dritën blu që lëshojnë paisjet dixhitale duke bërë që të eleminohen automatikisht gjithë rreziqet që ato shkaktojnë tek sytë tanë.

Xhamat BlueControl vijnë në Max Optika nëpërmjet kompanisë së mirënjohur të xhamave Hoya. Për më tepër informacion ju lutem vizitoni dyqanin më të afërt Max Optika.