Në ditët e sotme syzet e diellit vijnë me mbrojtje UV dhe tani funksionaliteti I tyre është shumëfishuar. Sot ato janë një aksesorë i domosdoshëm, veçanërisht për ata që janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj diellit. Gjatë shekujve, ata kanë marrë një mori formash dhe stilesh.Një nga format më të reja dhe inovatore të industrisë së optikës janë syzet Clip On.

Por çfarë janë syzet Clip On dhe cilat janë versionet e këtij modeli?

Syzet Clip On janë edhe syze optike edhe syze dielli në një skelet të vetëm.Pra personat të cilët e kanë domosdoshmëri mbajtjen e syzeve optike tashmë mund të mbrojnë sytë e tyre nga dielli si edhe të ndihen trendy në plazh/rrugë pa patur nevojë të blejnë një palë syze të tjera.

Disa nga llojet e syzeve Clip On:

  • Standart Clip On janë xhama dielli me kapëse të cilët i bashkëngjiten lehtësisht skeletit tuaj optik.

  • Flip Clip On janë xhama dielli të cilët vijnë sëbashku me skeletin e xhamave optik. Ata nuk mund të hiqen tërësisht nga skeleti vetëm mund të ulen ose ngrihen në varësi të ambjentit ku ndodheni.

 

 

 

 

 

 

 

  • Magnetic Clip On janë syzet më të avancuara në clip on, pasi ato përshtaten direkt në syzet tuaja.Janë të lehta për tu vendpsur/hequr. Ato janë jashtëzakonisht të përshtatshëme për t’u përdorur, sidomos krahasuar me dy llojet e tjera të clip-on.